Një trend i ri po përhapet me shpejtësi në TikTok.
“Sfida e re” tregon një numër të madh përdoruesish që filmojnë prindërit dhe më pas veten e tyre me të njëjtën veshje.
Kur përdoruesit e TikTok kthejnë kamerën nga vetja, ata aplikojnë një filtër retro që ngjason më një kamera të viteve ’90.
Kështu, në jo pak raste trendi i ri që po fikson mijëra përdorues të aplikacionit, ka nxjerrë në pah një ngjashmëri thuajse të pabesueshme mes dy brezave.