Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së u qëllua gjatë ‘White House Correspondents’ Dinner të shtunën në mbrëmje, sipas tre personave të informuar që folën për CNN.
Plumbi goditi pajisjen mbrojtëse të agjentit dhe ai u dërgua në një spital lokal. Gjendja e tij nuk ishte menjëherë e qartë.
Ndërkohë, gazetarja e CNN, Sara Sidner, e cila mori pjesë në darkën e kësaj mbrëmjeje para se presidenti të largohej me urgjencë nga skena, tha se kur të ftuarit mbërritën fillimisht, atyre iu kërkua të paraqisnin biletat përpara se të kalonin në zonën e tapetit të kuq.
Sipas Sidner, pjesëmarrësve nuk iu kërkua menjëherë identifikimi dhe as nuk iu kontrolluan çantat në hyrje.
“Duhet pak kohë para se të arrish te detektorët e metaleve, para se të fillojnë kontrollin fizik, para se të kontrollojnë çantat, për shembull,” tha ajo. “Kështu që do të ketë shumë pyetje për sigurinë këtu.”