×
  • Lajme
  • Lajme

    DASH e futi në ‘listën e zezë’- Zharku deklarohet për Insajderin: Nuk e dija….

    Insajderi
    18 March 2024 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh).

    Në njoftimin e DASh-it thuhet se arsyeja se pse Zharku është futur në listën e zezë për shkak se është i përfshirë në afera korruptive.

    Xhabir Zharku nuk ka dashur të komentoj vendimin e DASH’it. Ai është kontaktuara nga Gazeta Insajderi duke thënë se për këtë vendim është njoftuar nga gazetarët. Por, nuk pati koment.

    Po për këtë vendim u njoftona nga mediat. Nuk i komenton vendimet e DASH’it. Ata kanë çështjet e tyre”, ka thënë shkurt Zharku për Insajderin.

    ______________________

    Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kryetarin e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të përfshirjes së tij në akte korruptive.

    Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

    Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor.

    Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

    DASH tha se ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.

    “DASH-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, u tha në njoftim./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark