×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    DASH: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale

    Insajderi
    28 June 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në raportin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

    Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

    Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.

    “Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.

    “Kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshijnë posedimin e dokumenteve buxhetore që janë të disponueshme për publikun, në thelb të plota dhe përgjithësisht të besueshme”, thuhet po ashtu në raport.

    Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022.

    Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark