Insajderi
Lajme

Data e zgjedhjeve: Haxhiu takon sot partitë politike

Insajderi
30 April 2026 - 08:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Data e zgjedhjeve: Haxhiu takon sot partitë politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar partitë politike në konsultime për datën e zgjedhjeve.

Takimi do të mbahet sot në ora 15:00.

Ajo ditën e djeshme e ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh.

Derisa përfaqësuesit e partive politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Kjo situatë erdhi pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dita e fundit 28 prilli.

Sipas vendimit të Kushtetueses zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më larg se 45 ditë nga shpërbërja e Parlamentit. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark