×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Daut Demaku elaburon kuptimin e termit ‘magjup’

    Insajderi
    09 July 2021 - 20:48

    Shkrimtari Daut Demaku për 20 vite ka punuar që t’ua mundësojë njerëzve ta kuptojnë rëndësinë e mendimit pozitiv.

    Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” të Insajderit, ai ka thënë se njerëzve ua lehtësojmë jetën vetëm atëherë kur ua themi të vërtetën e plotë.

    Ndërkohë Demaku ka elaboruar kuptimin e termit ‘magjup’ që ai e ka përdorur gjatë një ligjërate, në mënyrë që njerëzit ta kenë më të thjeshtë ta kuptojnë se çfarë është mendimi pozitiv.

    “20 vjet po punojmë në mendimin pozitiv me këtë, ia themi atyre që nuk kuptojnë, nuk kupton injoranti, hipokriti e rrugaqi. Një ditë e përdora një term shumë të rëndë në ligjëratë por ishte e vetmja mundësi ta qartësojë çka është mendimi pozitiv, unë e përdora fjalën magjup dhe pash në sallë njerëz të irrituar, unë e di shtetet demokratike çdo ofendim racor e dënojnë me ligj, e di se me këtë fjalë lëndojë njerëz por është e vetmja mundësi që populli të kuptoj çka është mendimi pozitiv. Magjup nuk është asnjë romë, por secili njeri që e ka magjuphanen mrena..”, ka thënë Demaku.

    Për ta qartësuar të gjithë këtë ai ka dhënë edhe disa shembuj.

    Për më shumë shiko emisionin:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark