×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Daut Demaku tregon se i shëron sëmundjet mendimi pozitiv

    Insajderi
    09 July 2021 - 20:50

    Për shkrimtarin Daut Demaku, kritika është veprimi më neveritës në botë.

    Demaku në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, ka thënë se kritikën e përdorin njerëzit me logjikë të ‘magjupsihanit’.

    “Kritika e vret njeriun e lëndon, me i lëndu njerëzit është lehtë por me i përmirësua është e pamundur”.

    Sa i përket shërimit të sëmundjeve nga të menduarit pozitivisht, Demaku thotë se është e paimagjinueshme se çfarë efekti ka.

    “Shërimet që i sjellë mendimi pozitiv janë të paimagjinueshme. Njerëzit flasin për kancerin se qysh shërohet, por a ka shpi pa derë, qysh ka hi qashtu edhe ka me dal, pse ka hy sëmundja sepse qelizat s’janë marr vesh mes veti pasi energjia s’a qenë në harmoni. Njeriu me mendime negative ia shkakton vetit sëmundjet, do të vijë dita kur sëmundja do të jetë turp, do të thonë njerëzit lëreni këtë të marrë se e ka sëmurë veten me mendime negative”.

    Shiko emisionin e plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark