Insajderi
Lajme

Daut Haradinaj për ekspozitën skandaloze në shesh: Të involvuarit janë nipa të udbashëve

Insajderi
09 April 2026 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Daut Haradinaj për ekspozitën skandaloze në shesh: Të involvuarit janë nipa të udbashëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka komentuar ekspozitën skandaloze me të dhëna të pasakta lidhur me masakrat dhe viktimat në Kosovë.

Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka pretenduar se të përfshirët në realizimin e kësaj ekspozite, siç u shpreh ai, “janë nipa të udbashëve”, shkruan Insajderi.

“Njerëzit që janë të involvum, binduni që janë nipa të udbashëve. Nuk po du me folë me emra, por janë nipa të UDB-ashëve, nipa që konakun e kanë në Beogradin zyrtar, në kryeqendrën e UDB-së, njerëzit më të afërt të Arkanit, që e kanë masakru Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

“Krejt Prishtina e din për kë po folim, krejt e dinë se kush ka qenë më i afërmi i Arkanit, krejt e dinë kush ka shku në dasmë të Arkanit. Krejt e dinë. Unë s’thashë me emra, ti kallëzove. As unë s’e di për kë është fjala. Ata me m’folë mu për masakrat e Serbisë në Kosovë dhe me u sponzorizu prej buxhetit të Republikës së Kosovës dhe me i shpërrallu viktimat tona, martirët tanë, dëshmorët tanë, me thanë që lufta është bërë për pushtet, jo për çlirim, kjo është absurdi më i madh i këtij shekulli të ri”, ka thënë më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark