I ftuar në njërin nga televizionet nacionale, përballë analistëve, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha se Prishtina i bashkon të gjithë qytetarët, prandaj edhe slogani i tij është e para Prishtina.
Duke folur për problemet dhe tollovinë shkaktuar nga ndërtimet e shumta në Prishtinë, Haradinaj tha se nuk besom se ka mafi te ndërtimit, por ata duhen ta kenë të qartë se duhet respektuar rregullat.
‘Janë kategori e respektuar që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe do të trajtohen si kategori e respektuar, por nëse bëjnë shkelje ligjore as mos t’ia mësyjnë komunës sepse nuk do të kem fare mirëkuptim për ta’, u shpreh ai.
Ndërkaq, duke folur për rritjen e sigurisë në kryeqytet, Haradinaj tha se Ligji për Kryeqytetin parasheh edhe formimin e policisë lokale, e cila do të kontribojë direkt në rritjen e sigurisë.
‘Ligji per Kryeqytetin para sheh edhe themelimin e Policisë së Kryeqytetin. Kjo do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë. Në rast se në një lagje të caktuar, polici i lagjes do të jetë nga ajo lagje ku jeton, atëherë do të ishte shumë më e lehtë që t’i identifikojë problemet dhe shkelësit e ligjit, sepse i njeh njerëzit dhe është i mishëruar me problemet e asaj lagje’, tha Haradinaj.