×
Zgjedhjet 2021

Daut Haradinaj: Përparim Rama do të ishte një drejtor i mirë nëse merr detyra nga një kryetar i mire

Insajderi
14 October 2021 - 21:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se për herë të parë për Përparim Ramën ka dëgjuar për shkak të projektit të Badocit.

‘Është arkitekt i mirë, djalë emrin për herë të parë ja kam degjuar për shkak të projektit të Badocit, të cilin shefi i tij aktual ia pati anuluar atë projekt’, u shpreh ai.

Ai shtoi se Rama nuk i njeh mirë problemet në Prishtinë.

‘Rama as nuk është informuar me problemet në  Prishtinë, e pamë edhe huqjen me Badocin i cili nuk e dinte a shkon me Graçanica apo Prishtinë’, shtoi ai.

‘Do të mund të ishte drejtor i mirë nëse merr detyra nga një kryetar i mirë. Prishtinës kurrë nuk i kanë mungu arkitetektë e ekspertët, Prishtinës i ka munguar vendimmarrja. Si mungesë e saj është shkaktu ky kaos, qoftë urbanistik, qoftë në aspekte të tjera’, u shpreh Haradinaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark