Edhe përkundër cilësive që ata kanë, De Biasi thotë që të dy futbollistët nuk janë pjesë e sistemit të tij të lojës.
“Alban Meha është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka një gjuajtje të mirë, ka cilësi të mira por mendojë se tek skuadra jonë ai nuk arriti të përshtatet më atë që është mënyra ime e të parit futbollin dhe të më bënte të mendoja për grumbullimin e tij”, tha tekniku italian.
Ndërsa, për sulmuesin e Skënderbeut, italiani ia “lë fajin” kampionatit jo të fortë shqiptar. Ai tha se në Evropian i duhen lojtarë me më shumë ritëm.
“Ai është një lojtar i mirë, i jashtëzakonshëm, një goleador i mirë, por mendoj se ne nuk do të kemi aq shumë raste sa ka Skënderbeu në kampionatin shqiptar, pra na duhen lojtarë që janë të aftë të bëjnë fazën ofensive, defensive, pra me shumë ritëm”, deklaroi trajneri i kuqezinjve.
Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, ndaj Katarit dhe Ukrainës para fillimit të Kampionatit Evropian. Ndërsa, në Euro 2016 ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Zvicrës në stadiumin “Stade Boallert” të Lensit. /Insajderi.com