×
  • Lajme
  • Lajme

    Debakli i kryeministrit- Osmani Bajdenin e Blinkenin, Kurti takon ish-mafiozin e familjes Gambino

    Insajderi
    30 September 2024 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë shkuar veç e veç në New York të ShBA’ve. Dyshja i kanë pasur agjendat e ndryshme në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

    Gjatë qëndrimit në New York, Presidentja e vendit renditi mbi 60 takime e aktivitete. Osmani mori pjesë në aktivitetet më të rëndësishme atje, me ftesë të Shtëpisë së Bardhë.

    Madje ajo u takua edhe me homologun e saj amerikan, Joe Biden dhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, por edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ndërsa u ftua edhe që t’u bashkohej liderëve botërorë në një samit për Ukrainën, në atë që Reuters e pëshkroi si “një shfaqje të fortë të unitetit”.

    Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani nuk janë parë asnjë moment bashkë gjatë takimeve atje.

    Në anën tjetër vizita e Kurtit në New York ishte një debakli. Kryeministri ka njoftuar për disa “takime të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm” atje.

    Madje i ka dal kohë ta takojë edhe ish mafiozin e familjes Gambino. John Alite ka ndarë një fotografi me Kurtin ku shihen të buzëqeshur.

    “Proud to be albanian”, ka shkruar ish mafiozi.

    Rikujtojmë se John Edward Alite, në vitet ’80- ’90 ishte pjesë e familjes mafioze Gambino. Ai ishte krahu i djathtë i mafiozit italian John Gotti.

    Në vitet 2000, ish mafiozi me origjinë shqiptare mori arratinë, kur mësoi se ata që i kishte konsideruar pjesë të familjes, kishin vënë një çmim për kokën e tij.

    Zgjodhi të ishte mafioz për para. Ai donte të forconte pozitën e tij në grupin Gambino, dhe më të shumtën e krimeve, i kreu me udhër të John Angelo Gotti-t, të riut, e ndonjëherë me urdhër të babait të Junior-it, John Joseph Gottit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark