Debat me tone të larta mes Rozanës dhe Gretës: A mundet një grua e moshës tënde të thotë… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Debat me tone të larta mes Rozanës dhe Gretës: A mundet një grua e moshës tënde të thotë…

    Insajderi
    11 March 2025 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rozana dhe Gerta janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”. Gazetarja i ka thënë këngëtares që ‘të mos luaj me emrin e saj’ pasi prej dy ditësh e thërrasin ‘Greda’.

    “Thuaj çfarë të duash, por jo të deformosh emrin tim se di t’a deformoj edhe unë emrin tënd, dakord? Unë e kam shumë të rëndësishëm emrin tim. Babai im ma ka vënë emrin dhe e ka shkruar në ditar edhe ditën që ka bënë emrin tim, ka histori. Kështu që të lutem mos e përdhos historinë e emrit tim”, i tha Gerta.

    “Të kam thënë tope unë ndonjëherë, gore të kam thënë? Edhe unë e kam të rëndësishëm atë që dëgjoj nga ti. Edhe mua më ka vënë emrin gjyshja. Unë s’po të përdhos emrin, mos i përdor këto. Çfarë do të thotë tope? A mundet një grua në moshën tënde të thotë ashtu? E di sa keq dukesh ti me këtë fjalën tope dhe gore”, iu kundërpërgjigj Rozana.

    Kujtojmë se Rozana dhe Gerta janë zënë shpeshherë me njëra-tjetrën, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark