×
  • Showbiz
  • Show

    Debati Diola-Luiz, Zhaklin Lekatari: Ajo përdori Nitën dhe vajzat e saj

    Insajderi
    24 January 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Problemi shëndetësor i Nitës, reagimi i Diolës dhe debatet e kësaj të fundit me Luizin, janë komentua në Prime-in e kësaj mbrëmjeje në “BBV.” Diola kërkoi ndjesë publike, ndërsa opinionistja Zhaklin Lekatari u shpreh se Diola ka përdorur vajzat e saj dhe Nitën.

    Diola: Kërkoj ndjesë që kam dalë nga vetja. Kur diskutova me Luizin jam munduar ta sqaroj, për pjesën e vajzave. Doja të shpërqendroja një të vërtetë që Nita ndau me mua. Dje në darkë i kam thënë Luizit të mos e përmendë pjesën familjare.

    Luizi: Kur mora vesh historinë e saj, i shpreha vlerësimin tim, por për lojën e konsideroj si gjithë të tjerët. Ajo më fut në një situatë të sikletshme, sepse unë përballë kisha Diolën. Kur ti ndjehesh e sulmuar fut njerëz të tjerë jashtë, kjo nuk është lojë. Unë e kam lojën vetëm me Diolën. Më thua mua mos më përmend familjen, por ti i solle vetë në shtëpi. Për Nitën, më bëhet qejfi që është mirë. E kam parë duke bërë rrotullime nëpër pishinë dhe thashë që në lojë nuk bën asgjë tjetër. Unë nuk e dija që ajo ka halle të tjera. Empatinë e kam për të gjithë këtu për atë që kanë jashtë, por këtu askush nuk ka për mua. Këtu nuk kemi ardhur për të mëshiruar askënd.

    Zhaklin Lekatari: Mendoj që e përdore Nitën. Nuk ke nevojë të përdorësh as Nitën, as vajzat e tua. Ky ishte një bllof.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark