Në mbledhjen e së premtes, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që me 3 gusht të mbahet debati për marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.
Kërkesa për këtë debat është bërë nga një grup i deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.
Në fillim të mbledhjes, Kryesia e Kuvendit mbajti një minutë heshtje për viktimat e sulmit në Nicë të Francës./Insajderi.com