Dëbimi i diplomatëve rusë nga BE, çfarë tha Kurti para pak ditësh për Zyrën Ruse në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dëbimi i diplomatëve rusë nga BE, çfarë tha Kurti para pak ditësh për Zyrën Ruse në Kosovë

    Insajderi
    05 April 2022 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa shtetet e BE-së kanë nisur fushatën e dëbimeve masive të diplomatëve rusë, kryeministri Kurti para disa ditësh tha se janë duke e vëzhguar Zyrën Ruse në Prishtinë dhe se s’kanë kurëfarë komunikimi me ta.

    Shefi i qeverisë paralajmëroi se nëse vërejnë se po ndodhin gjëra të rrezikshme me Zyrën Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë s’do të hezitojnë të ndërmarrin veprime, raporton Gazeta Express.

    “Ne nuk kemi komunikim me të mirëpo ajo ndodhet nën vëzhgimin e plotë të organeve tona kompetente por padyshim që nuk janë pasiv as aleatët dhe partnerët tanë. Deri kur do të marrim ndonjë udhëzim për shkak të fakteve të reja që të veprojmë në ndonjë veprim të caktuar do të ngelet kështu siç është, mirëpo në momentin që ne sadopak vërejmë se ndodhin gjëra të rrezikshme ose të paparashikuara padyshim që s’do të hezitojmë për asnjë moment”, kishe deklaruar Kurti.

    Kosova në të kaluarën ka dëbuar po ashtu diplomatë rusë

    Sot gjatë ditës, disa shtete të BE-së kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë në mesin e tyre Suedia, Danimarka, Italia e Spanja.

    Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, tha sot se vendimi për dëbimin e 30 diplomatëve rusë është bërë për arsye të sigurisë kombëtare.

    Vendimi “i marrë në marrëveshje me partnerët e tjerë evropianë dhe atlantikë” ishte i nevojshëm për “arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare, në kontekstin e krizës aktuale që rezulton nga agresioni i pajustifikuar kundër Ukrainës nga Federata Ruse”, tha Di Maio


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark