Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte.
Sipas forcave të rendit, ngjarja ka ndodhur në Deçan dhe se i dyshuari pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Deçan, 24.06.2022-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin 24 orësh.