Insajderi
Sport

Deco konfirmon: João Cancelo do të bashkohet me Barcelona

Insajderi
07 January 2026 - 20:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deco konfirmon: João Cancelo do të bashkohet me Barcelona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Drejtori i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se João Cancelo do të transferohet te klubi katalanas, duke i dhënë fund spekulimeve për një nga mbrojtësit më të kërkuar të merkatos.

“João Cancelo do të na bashkohet. Marrëveshja do të përfundohet,” – tha Deco në deklaratën e fundit.

Cancelo, i njohur për aftësitë e tij sulmuese dhe mbrojtëse, pritet të forcojë krahu të djathtë të Barcelonës, duke i dhënë trajnerit Hansi Flick më shumë opsione taktike.

Ky transferim vjen në një moment kyç të sezonit, teksa Barça synon të rikthehet në garën për titujt kryesorë dhe të jetë konkurruese në të gjitha frontet. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark