Deda kritikon ish-partinë për “mohim të shtetit të Kosovës” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda kritikon ish-partinë për “mohim të shtetit të Kosovës”

    Insajderi
    20 October 2016 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se edhe gjatë kohës sa ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka shërbyer praktikisht si deputet i pavarur.  Kjo së paku në periudhën prej shtatorit të vitit 2015 deri në prill të këtij viti kur ka zyrtarizuar ndarjen nga partia më e madhe opozitare.

    Në një intervistë për emisionin Komiteti Qendror, prodhim i Gazetës Express që transmetohet në Radio Dukagjini, Deda ka thënë se nuk është pajtuar me mënyrën se si partia e tij dhe partitë opozitare kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj demarkacionit brenda Kuvendit të Kosovës.

    “Në fillim më është dukur tragjike hedhja me vezë në kuvend por pastaj situata eskaloi edhe më shumë me hedhje të gazit lotsjellës,” ka thënë ai.

    Deda ka thënë se ka funksionuar si i pavarur edhe pse formalisht anëtar i VV-së, dhe sipas tij, “kur hyn në atë lloj pavarësimi, fillon ngadalë edhe të largohesh.”

    Ai ka refuzuar të tregojë detaje rreth një polemikë që ka pasur në Kuvend me kryetarin e partisë, Visar Ymeri, që atë kohë në media raportohej si çarja e madhe mes Dedës dhe partisë së tij.

    Gjatë emisionit, Deda nuk ka kursyer kritikat për ish-partinë e tij.  Ai thotë se nuk pajtohet me mohimin e shtetësisë që sipas tij disa përfaqësues të Vetëvendosjes kanë bërë kohëve të fundit.

    “Nuk e kuptoj Vetëvendosjen që nuk e përmend më republikën e shkohet me mohim të ekzistencës së shtetit,” ka thënë ai.  Në këtë kontekst, ai e ka quajtur si skandaloze edhe deklaratën e Boiken Abazit lidhje me atë se Kosova e ka babë Serbinë.

    Deda ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, që sipas tij “është bërë cështje e inateve të brendshme të Kosovës, sepse me Malin e ZI ne nuk kemi problem.”

    Sipas tij, në këtë rast kemi të bëjmë me inatin e presidentit Thaçi “që e ka nënshkruar marrëveshjen e tani nuk dëshiron me dështu.”

    “Nuk e di pse Isa Mustafa ka inat, por edhe ai e ka një inat, dhe inate gjithandej.”/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark