Deda: Ndryshimi do të ndodhë së shpejti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda: Ndryshimi do të ndodhë së shpejti

    Insajderi
    09 February 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ilir Deda, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Isa Mustafa, i cili sot në një takim të mbajtur me përfaqësues të shoqërisë civile, ka thënë se nuk vendi nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2018.

    Por, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Deda është shprehur i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Thaçi e Mustafa nuk do të qeverisin deri më 2018, e zgjedhje të parakohshme do të ketë. Ata i kanë dy mundësi: 1. Të shkojmë në zgjedhje me marrëveshje, 2. Të shkojmë në zgjedhje pa marrëveshje. Por, në zgjedhje do të shkojmë. Këtë e dijnë edhe ata” ka shkruar ai.

    “Ndryshimi do të ndodhë, shumë më shpejtë se sa që mendohet.”

    Tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën – janë duke kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, ide që është duke u kundërshtuar nga partitë qeverisëse në vend, LDK dhe PDK.

    Partitë opozitare janë duke kundërshtuar dy marrëveshje që Qeveria e Kosovës i ka arritur: atë me Serbinë për themelimin e Asociacionit, dhe marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark