Deputeti i pavarur, Ilir Deda duke folur në debatin parlamentar për vdekjen e Astrit Deharit, ka deklaruar se nuk duhet të përfundojë në ajër, por duhet të përfundoj me një vendim të prerë.
Sipas Dedaj, kërkesa më normale në situatën jonormale, është një hetim ndërkombëtar në rastin Dehari.
“Nëse i shkojmë faktet, janë këto i kemi dy raporte, një vendor dhe një ndërkombëtar. Të dy japin vendime të ndryshme. Siç jemi mësuar në Kosovë, institucioneve vendore nuk u besohet. Kjo është për fajin tonë, të politikanëve, që qytetarët të mos u besojnë institucioneve vendore” tha Deda.
Deda ka shtuar se kultura e pa ndëshkueshmërisë në vend duhet të përfundojë.
“Jetojmë në kulturë të pa ndëshkueshmërisë duhet të përfundojë, sepse po humb besimi në institucione. Përgjegjësi publike e përfaqësuesve publikë duhet të jetë dorëheqja”, tha Deda.