Ilir Deda deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruara se politika në vend duhet të jetë e mobilizuar në mënyrën se si do të sillet me procesin e Gjykatës Speciale.
Sipas Dedajt, nuk është me rëndësi se kush do të jetë i akuzuar, por se ajo do të jetë një goditje e fortë në proces të marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Sepse ne nuk e kemi përfunduar shtetësinë në nivelin ndërkombëtar. Imagjinojeni se çfarë do të bëjë Rusia me disa vende tjera, me Serbinë, në momentin që të vijnë aktakuzat. Për këtë është me rëndësi që të ekzistojë konsensusi politik se si do të sillemi si politikë gjatë aktakuzave që do të ngrihen vitin e ardhshëm”, tha Deda në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Dedaj tha se Gjykata Speciale do të jetë shumë sfiduese, pasi sipas tij luftërat dhe krimet në ish-Jugosllavi janë duke u harruar për vendet e tjera.
“Kurse po hapet një kapitull kur një Gjykatë gjysmë ndërkombëtare do të merret kryekëput me Kosovën dhe vetëm me shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë dhe është një etnike, çka është jo pozitive.