Deda: Subjekti i ri politik do formohet në fund të qershorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda: Subjekti i ri politik do formohet në fund të qershorit

    Insajderi
    01 June 2016 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i pavarur, Ilir Deda, në një bashkëbisedim me studentët e kolegjit “Pjetër Budi”, ka thënë që politika kosovare është diskredituar dhe krijimin e një subjekti të ri politik për qytetarët është shpresë.

    Deda gjithashtu ka thënë që nuk dëshiron që të kontribojë më në projekte politike të të tjerëve, andaj edhe synon të themelojë një subjekt të ri politik me një numër të madh qytetarësh.

    “Në subjektin e ri duhet dhe do të bashkohen jo vetëm qytetarë të pakënaqur, por edhe njerëz të brezit të ri, që janë shpërndarë nëpër parti të ndryshme politike”, është shprehur Deda.

    Gjithashtu sipas tij tashmë ka ardhur koha që të marrë fund klientelizmi, shkruan Klankosova.

    Subjekti politik që sipas tij do të themelohet në fund të qershorit, do të ketë në fokus programin për individin.

    Ai gjithashtu ka theksuar se kjo parti do t’i ikë konceptit të liderizmit dhe udhëheqësi i subjektit të ri politik do të zgjedhet bazuar në rezultatet e një sondazhi, nëpërmjet të cilët do të matet përkrahja politike e njerëzve që do të jenë iniciatorë të projektit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark