Deda: Trenin nuk e ndali as Thaçi as Vuçiqi por SHBA-të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda: Trenin nuk e ndali as Thaçi as Vuçiqi por SHBA-të

    Insajderi
    26 January 2017 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thwnw se treni i nisur nga Beogradi me provokime Serbe i ndalur në Rashkë nuk e ka ndalur as Hashim Thaçi e as Aleksandar Vuçiqi.

    “Trenin e kanë ndalur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai në Tribuna Channel.

    Deda nuk e ka mohuar në këtë rast rolin e forcave të Policisë. Por, thotë se njësia ROSU janë urdhëruar nga drejtori i Policisë dhe jo nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Para një jave Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se po të mos ishte ai, treni ilegal i Serbisë do të futej në Kosovë.

    I pyetur direkt nëse treni do të futej në Kosovë po të mos ishte ai, presidenti është përgjigjur prerazi.

    Po do të futej”, kishte thënë Thaçi në emisionin “Komiteti”.

    Ai më pas, e ka zbutur fjalorin duke thënë se vendimi për ndalimin e trenit është marrë edhe pas diskutimeve që ka bërë me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

    “Nuk them me çka ka qenë e nxanun, por neglizhencë ka pasur. Vet kryeministri ka thirrë në zyrën time, kemi diskutu dhe jemi konsultu dhe janë marrë vendime ligjore”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark