Dedaj për Halitin: Ky nuk i ka ndërru hala pampersat për me fol për mu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dedaj për Halitin: Ky nuk i ka ndërru hala pampersat për me fol për mu

    Insajderi
    19 September 2024 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me replika dhe kundër replika po vazhdojnë ta thumbojnë njëri tjetrin Gjergj Dedaj dhe Enver Haliti.

    I pari që nisi këtë ishte ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Ai kishte deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të shkurtit LVV do të ketë “rënie katastrofale”.

    Kësaj deklaratë i ishte kundërpërgjigjur deputetit i VV-së i cili kishte thënë se: Dedaj nuk ka qenë normal kur e ka thënë këtë. Mos e mundoni.

    Por, ish ambasadori nuk e la më kaq pasi sot në një emision i ktheu përgjigje Halitit.

    Dedaj tha për të se është i vogël për të folur.

    “A jam normal a nuk jam, e dimë çfarë deputetësh. Ka deptuetë që karriga e drurit me protestu kur të ulen në të. Nuk du me përmend me emër. Ky ma së pari, me kanë që ndjeki njerëz në gjyqe, i bëj kallëzim penal, ky është i vockël, nuk di a i ka hek pampersat për me thanë një gjë të tillë”, tha Dedaj.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark