Dedektivi privat: Gratë mbi 50-vjeçe dyshojnë se burrat i tradhtojnë me sekretaret… – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dedektivi privat: Gratë mbi 50-vjeçe dyshojnë se burrat i tradhtojnë me sekretaret…

    Insajderi
    19 January 2025 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dedektivi privat dhe avokati, Ndue Pjetra, ka qenë i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, ku ka folur mbi problematikat e divorceve në vend.

    Gjatë intervistës, ai bëri një deklaratë interesante, duke theksuar se gratë shqiptare mbi 50 vjeç kanë dyshime të shumta se burrat e tyre i tradhtojnë me sekretaret.

    “Tani normalisht, mosha për të cilët janë ankuar kanë qenë gratë mbi 50 vjeç, sepse thonë që burri im dikur ka pasur një sekretare dhe vazhdon akoma lidhjet. Ato kërkojnë ndihmë për ta zbuluar të vërtetën dhe për të çliruar veten nga këto inate që i mbajnë për gjithë jetën”, tha Pjetra.

    Pjetra shtoi gjithashtu se investigimet që kryhen për të zbuluar këto dyshime kanë një tarifë prej 60 euro për orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark