×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dehari flet për Insajderin pasi Hisen Berisha ia përmendi djemtë

    Insajderi
    23 February 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Avni Dehari ka lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Pak para se të dalë ai, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmendi vëllezërit Dehari dhe tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

    Sipas Berishës, Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

    Avni Dehari në një përgjigje për Insajderin tha se dalja e tij nga Kuvendi nuk është lidhur me deklaratat e Berishës.

    Ai tha se arsyeja ishte se duhej të dërgonte disa libra tek mensa “Ramiz Sadiku”.

    “Jo nuk kam dalë për atë arsye, kam pas një termin me i dorëzu disa libra tek Mensa “Ramiz Sadiku”, për shpëtimin e Kongresit te Manastirit ne Biblioteke, nuk do ta lëshoja sallën”, tha Dehari për Insajderin.

    Ndërkaq, në lidhje em deklaratat e Berishës, Dehari tha se “korbat mund të rrijnë askush nuk i pengon”.

    “Nuk po dua të flasë me emra, por, korbat le të rrijnë askush nuk i pengon, arsyeja ka qenë ajo aspak deklratat”, tha Dehari./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark