Insajderi
Lajme

Dehari ia ndal mikrofonin, Musliu e sfidon: Ma e rëndësishme Albulena Haxhiu apo Kosova?

Insajderi
05 July 2025 - 20:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dehari ia ndal mikrofonin, Musliu e sfidon: Ma e rëndësishme Albulena Haxhiu apo Kosova?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë fjalën në seancën e sotme konstituive.

Fillimisht, ajo “në emër të PDK-së kërkoi që Kuvend e seanca të kthehet në rendin e ditës, të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës“.

Më pas, me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari asaj iu ndal mikrofoni.

Megjithatë, deputetja vazhdoi të flasë para kolegëve, duke pyetur se a është më e rëndësishme Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës.

“A ma e rëndësishme Albulena Haxhiu a Republika e Kosovës…Po e ndalni fjalën e lirë…” , ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark