Insajderi
Lajme

“Dejona a je zgjuar”: Nagip Krasniqi e merrte ‘aminin’ e Mihalit edhe për komunikatat e KEK-ut

Insajderi
15 October 2024 - 09:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dejona a je zgjuar”: Nagip Krasniqi e merrte ‘aminin’ e Mihalit edhe për komunikatat e KEK-ut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore u zbulua se ka jo pak pushtet në ndërmarrje publike.

Një tjetër mesazh i publikuar tashmë dëshmon koordinimin deri në detaje.

Në një prej bisedave, Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut i shkruan me mëngjes Mihalit, ku e pyet nëse është zgjuar, teksa Dejona Mihali ia konfirmon se komunikata është në rregull.

“Dejona a je zgjuar”, i shkruan Krasniqi.

“Mirë është komunikata”, ia kthen ajo.

“Faleminderit. E procedova për publikim”, ia kthen Krasniqi më tutje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark