Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj një shkrimi të Mihalit, e cila e krahasoi përmbajtjen e një konference të Lidhjes Demokratike të Kosovës me një fjali që do të mund ta kishte “përmbledhur edhe Bekë Berisha i komisionit për Siguri”.
Berisha ia ka kthyer me një shkrim, i cili më tepër duket se përmban “kode”, të cilat i dinë ai dhe Mihali. Përderisa Berisha, i thotë Mihalit se gëzon respekt për të, e për mbiemrin e saj, ia përmend edhe konfuzionin, duke e ftuar që ta pyes Gani Krasniqin
“Dejona është për admirim afiniteti yt për me i bo zap shumë deputet të kuvendit të Kosovës! E ke respektin tim si kundërshtare? Respekt aq sa duhet edhe për mbiemrin tuaj? Që ke ndaj kofuzion për respektin tim pyete Gani Krasniqin për shkak të moshës dhe traditës din me të tregu!”, ka thënë ai.