Insajderi
Lajme

Dejona Mihali paraqitet në gjykatë, do të dëshmojë në rastin e “keqpërdorimeve në KEK”

Insajderi
12 October 2026 - 10:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dejona Mihali paraqitet në gjykatë, do të dëshmojë në rastin e “keqpërdorimeve në KEK”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe Isuf Zejnës, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës yzyrtare, në seancë po merr pjesë koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ajo është ftuar për të dëshmuar para trupit gjykues në cilësinë e dëshmitares.

Në këtë proces gjyqësor, i akuzuar ka qenë edhe Ymer Dragusha, i cili pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë ka marrë statusin e dëshmitarit bashkëpunues.

Dragusha është dënuar me 2 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të akuzuarit ngarkohen për dëmtim të buxheti të shtetit rreth 37 milionë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark