Insajderi
Lajme

Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

Insajderi
21 April 2026 - 22:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratës së bashkëpartiakut të tij, Fatos Gecit. Ky i fundit tha në Kuvend sot se ish-presidentin Hashim Thaçi do ta përcjellë fati i njëjtë sikurse Naim Murselin, i cili u dënua me burgim të përjetshëm sot.

Dugolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se çfarëdo thirrje për dënimin e ndonjë pjesëtari të UÇK’së është e panevojshme dhe e dëmshme, shkruan Insajderi.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga vlerat më sublime të historisë sonë. Askush nuk ka as të drejtë dhe as bazë të vërë dyshime apo njolla mbi të. Shpresoj që asnjë pjesëtar i kësaj ushtrie të mos dënohet apo gjykohet në procese gjyqësore, e sidomos në një proces si ai i Gjykatës Speciale, e cila nuk i ka ndjekur e aq më pak dënuar krimet gjenocidale të Serbisë”, ka shkruar ai.

“Çfarëdo thirrje apo kërkese, nga kushdo qoftë, për dënimin e ndonjë pjesëtari të UÇK-së në këtë gjykatë, është e papranueshme, e panevojshme dhe e dëmshme”, përmbyll postimin Dugolli. /Insajderi.org/


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark