×
  • Sport
  • Euro 2020

    Deklarata e Xhakës pas super paraqitjes ndaj yjeve të Francës

    Insajderi
    29 June 2021 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi ndihmuan Zvicrën që ta eliminojnë kampionin e Botës, Franca, nga “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

    Granit Xhaka si një kapiten dhe lider i vërtetë udhëhoqi Zvicrën drejt një triumfi të madh, duke u kualifikuar në çerekfinale.

    Pas ndeshjes, mesfushori shqiptar deklaroi se ai dhe shokët e tij kanë bërë historinë.

    “Është e mrekullueshme, ne bëmë historinë sonte jemi të gjithë krenarë. Është fantastike, mund të kishim shkuar 2-0 dhe ta mbyllnim ndeshjen, por penalltia e humbur na çorganizoi. U kthyem në lojë duke treguar forcë të madhe psikologjike, nuk di ç’të them.

    Barazuam në 10 minuta, pastaj te penalltitë ndjemë emocione fantastike. Tani kemi një ndeshje të madhe ndaj Spanjës, na duhet një paraqitje edhe më e mirë se sot”.

    Ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdime u mbyll baras, derisa në penallti fituan zviceranët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark