Insajderi
Lajme

Deklarata skandaloze e Simiqit, Zemaj: Lojë e dyfishtë e Vetëvendosjes me bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq

Insajderi
09 September 2026 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deklarata skandaloze e Simiqit, Zemaj: Lojë e dyfishtë e Vetëvendosjes me bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është pyetur nëse ka votë për Slavko Simiqin, pas deklaratës së Igor Simiqit në seancën konstituive, ku tha se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.

Zemaj e ka cilësuar këtë si lojë politike të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar Simiqin për bashkëpunim me këtë parti.

“Këto janë lojëra politike të Vetëvendosjes. Para se të fillojë seanca, kjo është një gjë e njohur edhe nga e kaluara. Kjo politikë, ky populizëm – kjo është lojë e dyfishtë që e bëjnë me bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq”, tha ai, përcjell Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark