Insajderi
Lajme

Deklarimet për komplot ndaj Kurtit, reagojnë stafi i Osmanit: Mendësi për interesa të momentit

Insajderi
07 March 2026 - 20:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deklarimet për komplot ndaj Kurtit, reagojnë stafi i Osmanit: Mendësi për interesa të momentit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Learta Hollaj, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratave të disave në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kanë pretenduar se po tenton të bëhet një komplot ndaj kryemnistrit Albin Kurti, me qëllim të rrëzimit të tij nga pushteti.

Hollaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se mohon deklaratat se ekziston një skemë e organizuar nga Osmani për rrëzimin e qeverisë, shkruan Insajderi.

“Shpifjet që po qarkullojnë për kinse puç, skemë apo plan të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani për rrëzimin e Qeverisë, qoftë në bashkëpunim me Ramën, Grenellin, Vuçiqin, apo me opozitën, nuk janë vetëm të pavërteta por edhe produkt i një mendësie e cila për interesa të momentit, është e gatshme të dëmtojë edhe vetë shtetin”, ka deklaruar ajo.

“Koha gjithmonë i ndan qartë faktet nga propaganda. Qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë qartë se çfarë qëndron pas gjithë kësaj zhurme. Sepse në fund, propaganda do të zbehet, ndërsa e vërteta do të mbetet”, vijon ndër të tjera reagimi i saj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark