×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deklarohen nga Presidenca për bojkojtimin nga ambasadorët e QUINT-it në pritjen shtetërore

    Insajderi
    12 June 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me ftesë të Presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrit Albin Kurti, sot është mbajtur pritja shtetërore për nder të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

    Përkundër pjesëmarrjes së disa ambasadorëve, në këtë ngjarje u vërejt mungesa e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it të cilët e bojkotuan Kurtin e Osmanin.

    Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, tha se ndonëse në këtë pritje nuk ishin prezentë ambasadorët, aty ka pasur përfaqësues të tjerë të shteteve të QUINT-it.

    ”Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv. ambasadorë”, u shpreh Kupina për Klan Kosova.

    ”Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka thënë ai.

    Prpos mungesës së ambasadorëve, në shënimin e 24-vjetorit të çlirimit, në organizim të presidentës Osmani e kryeministrit Kurti munguan edhe krerët e opozitës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark