Deklarohet asamblisti i LDK'së në Viti: Tre militantë të VV-së me sulmuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet asamblisti i LDK’së në Viti: Tre militantë të VV-së me sulmuan

    Insajderi
    09 February 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i sulmit fizikë ka ndodhur më herët në Viti, ku Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se këshilltarit komunal Ilir Zuka nga kjo parti është sulmuar nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Vetë, Ilir Zuka në një prononcim për T7 ka thënë se ‘‘tre militanta të VV-së’’, kanë dalë dhe e kanë sulmuar.

    I njëjti ka bërë të ditur se është në urgjencën e spitalit për momentin.

    “Jam për momentin ne urgjencën ne spitalin e Gjilanit tu marre trajtim. S’di çka kane pas, tre militanta te VV-së dolën dhe me sulmuan”, ka thënë ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark