Deklarohet Nol Nushi për Gazetën Insajderi, tregon pse u arrestua nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deklarohet Nol Nushi për Gazetën Insajderi, tregon pse u arrestua nga Policia

    Insajderi
    12 November 2022 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas arrestimit, deklarohet Nol Nushi për Gazetën Insajderi

    Nol Nushi, anëtari i Partisë Social Demokrate, ka treguar për Gazetën Insajderi se është arrestuar sot nga Policia.

    Ai ka thënë se Policia nuk i ka paraqitur flet-arrest, por ka thënë se është njoftuar më pas se arrestimi i tij ka ndodhur për një çështje të vitit 2016.

    “Nuk e di për cilën lëndë, më gjasë ndonjë që lidhet me protestat sa kam qenë në Lëvizjen Vetëvendosje. Më ndalën midis rruge, nuk e di nëse kanë qenë duke më përcjell, apo më kanë pa rastësisht”, ka thënë Nushi për Gazetën Insajderi.

    Ai ka treguar se ka qëndruar rreth dy orë në Polici, në stacionin policor-jug, derisa ka njoftuar se atij i është ndaluar edhe letërnjoftimi.

    “Policia më tha se duhet të paraqitem në Gjykatë, por mu nuk më ka ardhur asnjë ftesë për ndonjë seanca. Do të shoh gjatë javës se për cilën çështje bëhet fjalë”, tha tutje anëtari i PSD-së për Gazetën Insajderi.

    Nushi sot orës 16:00 është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark