Insajderi
Lajme

Dekreti i Osmanit/ Murati: Përben tejkalim dhe rishkrim të Kushtetutës

Insajderi
06 March 2026 - 21:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dekreti i Osmanit/ Murati: Përben tejkalim dhe rishkrim të Kushtetutës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka cilësuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit si rishkrim të Kushtetutës.

‘‘Në atë paragraf nuk është se ka ndonjë pasojë juridike apo kushtetuese për sa i përket tejkalimit të atij afati. Ky dekret përben tejkalim, dhe është rishkrim i Kushtetutës, pra thirret në diçka që nuk ekziston. Sepse nuk ka pasojë juridike që thotë se me automatizëm shpërndahet kuvendit nëse tejkalohet ky afat’’, ka thënë ai mes tjerash në “Pressing”.

Ndërkohë, Learta Hollaj nga presidenca, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, me nxjerrjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, e ka zbatuar atë që Kushtetuta e kërkon, dhe se, e ka kryer një detyrim kushtetues.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark