×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Del një xhirim i një fluturakeje ‘jashtëtokësore’ mbi bazën ushtarake në Kaliforni, 50 marinsa dëshmitarë

    Insajderi
    24 May 2023 - 12:49

    Një objekt i pa identifikuar në formë trekëndëshe dhe me ngjyrë të zezë është parë përmbi një baze ushtarake në Kalifornia të SHBA. Objekti është inçizuar dhe 50 marinsë amerikan kanë qenë dëshmitarë në ngjarjen e vitit 2021

    Një fotografi e bërë nga një oficer në Kampin Wilson në Twentynine Palms në prill të 2021 tregon objektin në formë trekëndëshe me drita në qyshet e saj i cili sipas dëshmitarëve ka fluturuar për rreth 10 minuta, raporton gazeta britanike Daily Mail.

    Video tregon dritat nga objekti i cili sipas marinsave ishte mjet fluturues i pa njohur gjatë orës 8 të mbrëmjes.

    Një video tregon teksa trupat amerikane gjuajnë me armë ndriçuese që ta shohin objektin e pa identifikuar më qartë. Mirëpo para se të arrinin ta ndriçonin objektin ai u zhduk pa lënë gjurmë.

    Marinsat kanë thënë se disa kamionë dhe helikopterë ushtarakë kanë nxituar tek vendi i ngjarjes.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark