×
  • Lajme
  • Lajme

    Delawie: Kuvendi ka legjitimitet

    Insajderi
    05 March 2016 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e tij për Qeverinë e Kosovës dhe zgjedhjen e Thaçit si president, pasi tha se ky Kuvend është legjitim dhe s’mund ta ndryshojë askush edhe nëse bërtet në rrugë e vallëzon në rrugë.

    Ai i tha këto fjalë në një fjalim të mbajtur pas vizitës që ia bëri ndihmës-administratori i USAID-it, Thomas Melias, njofton përmes një komunikatë zyra e Ambasadës e SHBA-së në Kosovë.

    Delawie tha se Kuvendi i Kosovës është prodhim i demokracisë dhe zgjedhjeve të lira që u mbajtën në vend dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë.

    ““Një qeveri sovrane, e zgjedhur në mënyrë demokratike, pavarësisht nga cila parti ose koalicion është formuar, ka të drejtën dhe përgjegjësinë të qeverisë brenda kornizës së ligjeve të saj dhe të Kushtetutës”, tha ai.

    Dhe, kur e bënë këtë, veprimet e tij janë të ligjshme, pasi rrjedhin nga vullneti i popullit të shprehura gjatë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dikush mund të pajtohet ose jo me rezultatin, të vallëzojë në rrugë ose bërtasë, megjithatë as reagimi nuk ndryshon legjitimitetin demokratik të Kuvendit”, pohoi ambasadori Delawie.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark