Ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se ndërtimi i mureve nuk lejon bashkimin e njerëzve në Kosovë, duke iu referuar murit të ndërtuar përtej urës së lumit Ibër në Mitrovicë.
Ai këtë deklaratë e ka bërë nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.
“Muret e ndërtuara nuk do të bëjnë që njerëzit në Kosovë të jetojnë së bashku. . E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim”, ka shkruar Delaëie në “Twitter”.
Ndërtimi i murit Mitrovicë të Veriut, për të cilin u bë e ditur në fillim të muajit dhjetor, ka ngjallur reagim të madh tek qytetarët. Bashkimi Evropaian ka deklaruar se muri është pjesë e projektit për rivitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve.
Zyrtarët e BE-së bënë të ditur se ai nuk do të jetë mur, por shkallë që do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve nga njëra anë në tjetrën.