Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delaëie e ka përkrahur vendimin e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha, për suspendimin e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“E mirëpres suspendinin e zyrtarëve korrektues që janë duke u hetuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Publiku nuk duhet ta humb besimin në drejtësi”, ka shkruar ambasadori amerikan Greg Delaëie në Twitter.
Ministria e Drejtësisë të mërkurën njoftoi kanë suspenduar zyrtaret e Shërbimit Korrektues për shkak të rastin e ikjes së Sami Lushtakut nga QKUK-ja, për të cilët madje thanë se ndaj tyre u ngritë aktakuzë.