
Për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Dita e Pavarësisë po tentohet të merret peng nga opozita.
Greg Delawie është shfaqur tepër i shqetësuar në lidhje me atë sesi po protestohet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
“Jam posaçërisht i shqetësuar se në ditën e pavarësisë së Kosovës, ata njerëz që po provojnë ta marrin peng ditën e pavarësisë, po ata po provojnë ta marrin peng edhe demokracinë e Kosovës dhe orientimet e saj euroatlantike”, ka thënë Delawie në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Sipas tij, është me rëndësi të thuhet se shumë njerëz që protestojnë kanë shqetësime reale e të ligjshme për situatën aktuale dhe duan t’i shprehin ato shqetësime ne mënyrë paqësore, por ka tërhequr vërejtjen për dhunën në protestë.
“Nuk duhet të ketë kokteje molotovi; nuk duhet të ketë shkatërrim të pronës”, ka thënë Delawie.
Ambasadori amerikan ka shprehur keqardhje për partitë opozitare që sipas tij “nuk kanë qenë të gatshme të heqin dorë nga dhuna, gjë që është e tmerrshme”.