Delawie optimist se Lista Serbe mund të bindet për ushtrinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Delawie optimist se Lista Serbe mund të bindet për ushtrinë

    Insajderi
    29 March 2017 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, gjatë një debati të sotëm ka thënë se është optimist që ushtria e Kosovës mund të krijohet brenda vitit 2017, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

    I pyetur se a mund të ndodhë që kjo çështje të kryhet brenda vitit 2017, ai ka thënë se një gjë e tillë është e mundur.

    Diplomati amerikan ka thënë se është i gatshëm që të përfshihet edhe personalisht për t’i bindur komunitetet në Kosovë për formimin e ushtrisë.

    “Jam i gatshëm edhe unë t’ua shpjegoj të gjitha komuniteteve kosovare se çfarë nënkupton që të keni ushtri sikur që e ka secili shtet në rajon dhe në botë dhe çfarë nënkupton kjo për ta. Mendoj se mund të arrijmë marrëveshje, por duhet të angazhohemi dhe të bëjmë përpjekje sistematike. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës”, ka thënë ai në forumin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja “Fol”, njofton RTK.

    “Jam i gatshëm që të angazhohem edhe unë edhe ekipi im në ambasadë dhe kjo mendoj se duhet të ndodhë”, ka theksuar Delawie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark