Insajderi
Lajme

Deliu-Kodra: PDK nuk do të qëndrojë duarkryq

Insajderi
03 September 2026 - 19:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deliu-Kodra: PDK nuk do të qëndrojë duarkryq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e interpreton Kushtetutën në bazë të mënyrës që i konvenon.

Deliu-Kodra, e ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, tha se PDK nuk do të ‘qëndrojë duarkryq’ dhe do të angazhohet për rikthimin e rendit kushtetues në vend.

“Mënyra qysh lexohet Kushtetuta prej Albin Kurtit është mënyrë qysh atij i konvenon. 30 ditëshi ka qenë i qartë, 30 ditëshi ka kaluar dhe tash ne jemi jashtë afatit. Kur e shoh sot përpjekjen që Albin Kurti me imponu një rend të ri edhe kushtetues, edhe ligjor, edhe shoqëror, unë nuk befasohem që ai ka me u sjellë në afate të reja, me u thirrë në afate të reja. Ne s’kemi me qëndru duarkryq, të jeni të bindur që kemi me kërku si Parti Demokratike e Kosovës, si deputetë që kemi marrë besim e mandat, si forca e parë opozitare, deri në fund kthimin e rendit kushtetues dhe veprimet tona brenda Kuvendit të jenë në harmoni me mandatet që na kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Tutje, Deliu-Kodra tha se asnjë eksponent nga LVV nuk mund të ndalë vullnetin dhe mandatin e deputetëve që kanë marrë besimin e qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark