Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Sipas saj largimi i ish—ministrit Rifat Latifi dhe tani i Mehajt “janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur”.
Deliu tha se para Mehajt është dashur të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari-Lila e Martin Berishaj.
“Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme. P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, tha ajo.