Insajderi
Lajme

Deliu për propozimin e VV-së: Më pak punë më shumë ngërç, VV po kërkon minimumin e angazhimit

Insajderi
17 May 2025 - 15:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deliu për propozimin e VV-së: Më pak punë më shumë ngërç, VV po kërkon minimumin e angazhimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar për propozimin e Lëvizjes Vetëvendose që seanca për konstituim të mbahet një herë në javë në vend të çdo 48 orë.

Ajo tha se se kjo ‘‘me fjalë të tjera’’ nënkupton ‘‘më pak punë, më shumë ngërç’’.

Deliu ka theksuar edhe se vendi ndodhet në krizë institucionale.

‘‘Në vend që të punojnë me intensitet për zgjidhjen e bllokadës,  po kërkojnë minimumin e mundshëm të angazhimit. Kuvendi ka dështuar 17 herë radhazi të zgjedhë Kryetarin, e vendi ndodhet në krizë institucionale, tani del kërkesa që seancat të mbahen vetëm një herë në javë, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Me fjalë të tjera: më pak punë, më shumë ngërç’’, ka shkruar ajo./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark