
Krytari i dënuar i komunës së Drenasit Nexhat Demaku, sot përmes një konference për media ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, pas konfirmimit të dënimit me burg nga Gjykata e Apelit.
“Është një vendim absurd dhe politik. Dëshiroj të falenderoj të gjithë qytetarët dhe ka qenë një nderë. Ndoshta qytetarët e meritojnë një kryetarë me të mirë sesa unë”, tha Demaku në konfernecën e mbajtur në oborrin e komunës.
Ai ka njoftuar se për vendimin e Apelit, do t`i drejtohet Gjykatës Supreme.
Demaku ishte dënuar me tre vite burg nga Gjyjkata e Mitrovicës, në rastin “Drenica II”.
Pas dorëheqjes së Demakut pritet që Drenasi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme./Insajderi.com