Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër të mbahet vazhdimi i seancës së kaluar, me pikat e mbetura nga aseanca e para një jave.
Ndërsa u vendos që seanca e re të mbahet me 11 maj, në të cilën po ashtu nuk është në rend të ditës marrëveshja e demarkacionit.
Në seancën e nesërme, sipas njoftimit nga kuvendi do të votohet projektligjin për ndryshimet në Ligjin për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, rekomandimet në lidhje me mos zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe rekomandimet në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.
Gjithashtu para deputeteve do të paraqiten për interpelancë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe ministri Blerand Stavileci.
Ndërkaq në seancën e 11 majit, për herë të parë pritet të shqyrtohet projektligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, projektligji për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, ai për ligjit për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror dhe disa projektligje tjera. /Insajderi.com